Detaje të reja nga sulmi në Florida me 5 të vdekur, autoritetet ishin në dijeni për armën

Publikuar tek: bota, më 07:30 07-01-2017 Detaje të reja nga sulmi në Florida me 5 të vdekur, autoritetet ishin në dijeni për armën

Kanë dalë detaje të reja për sulmin me armë në aeroportin e Florida, ku 5 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i sulmit është 26-vjeçari Esteban Santiago. Ai kishte mbërritur me avion nga Alaska në Florida dhe armën e kishte të futur një çantë bashkë me bagazhet e tjera, dhe e kishte kaluar zyrtarisht në aeroport.

Sipas  burimeve të mediave amerikane, 26-vjeçari pasi ka marrë çantën ku kishte armën ka shkuar në tualet dhe e ka mbushur atë. Pas këtij momenti ai ka dalë dhe ka qëlluar ndaj personave të tjerë.

26-vjeçari Esteban Santiago rezulton si një person i diagnostikuar me probleme mendore në të kaluarën, por raportohet se ai ishte në mjekim të vazhdueshëm. 

Raportohet se 26-vjeçari  ka debatuar me pasagjerët e tjerë gjatë fluturimit para se të merrte armën dhe të qëllonte ndaj kujtdo që i dilte përpara.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Na nevojitet një FBI evropiane”
Siri, shpërthen autobomba, raportohet për 43 persona që kanë humbur jetën »
Article Logic
Execution time: 0.0088191032409668
array(1) { ["section"]=> string(94) "detaje-te-reja-nga-sulmi-ne-florida-me-5-te-vdekur-autoritetet-ishin-ne-dijeni-per-armen-64819" }