Detaje të reja nga vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmia e babait mes lotësh: Më iku lulja ime

Publikuar tek: rajon, më 16:49 16-07-2020 Detaje të reja nga vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmia e babait mes lotësh: Më iku lulja ime

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 16-vjeçare është gjetur e vdekur në oborrin e një kishe në Trikala.

E reja është gjetur me goditje të rënda në fytyrë dhe trup dhe dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

Sipas policisë, skenari më i mundshmëm është që vajza të ketë bërë vetëvrasje.

Për vdekjen e 16-vjeçares policia vijon hetimet, e cila ka marrë tabulatet telefonike të vajzës kryer gjatë orëve të fundit. Bëhet me dije se e reja ka kontaktuar me një 27-vjeçar, oficer policie me të cilin do të takohej dhe më pas me miqtë e saj. Por në mesazhe nuk ka asgjë të dyshimtë, veçse një komunikim miqësor.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur për mediat greke babai i 16-vjeçares, i cili është shprehur se vajza nuk kishte asnjë arsye që të vriste veten, por e kanë vrarë.

"Lulja ime është vrarë, nuk ka vrarë veten. Unë dua që e vërteta të gjendet”, tha babai i 16-vjeçares.

Ndërsa, motra binjake e 16-vjeçares ishte personi i fundit që ka kontaktuar me të. Ajo tha se motra e saj do të takohej me një oficer policie 27-vjeçar dhe kishte dalë nga shtëpia në orën 2 të mëngjesit për ta takuar. Ndër të tjera ajo ka treguar, se motra e ka telefonuar një orë më mbrapa duke qarë, por pa i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.

WhatsApp-Image-2020-07-16-at-14.58.51-2.jpeg

202007161305414419.jpgͥ걞 16�砪ﰝ론孴ﰟ󴧪場񹟠�ԥ�粠15 ɯ��20, ݮ� 媪맳ߡ 󴯭 뼶ﵠбﶞ�럡 󴡠Աߪ᫡. Ǡ󯱼򬠴筠ﰯߡ ⱞꥠݮ� �ꪫ糜ꩠᨫャ孯򠶝񥩠�ެᴡ 󴯠𱼳�᩠쾫�󥠤霶ﱡ 󧬥ߡ. Ыݯ�頁񷝲 󵫫ݣﵭ 󴯩� ꡩ 履��筠�峧, 㩡 �ﰯߡ 읷񩠳�޲ 䥭 ݷ婠ᰯꫥ鳴埠ꡭݭᠥ��� (EUROKINISSI/ȁ́ӇӠʁˋɁсө

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096848011016846
array(1) { ["section"]=> string(121) "detaje-te-reja-nga-vdekja-misterioze-e-16-vjecares-shqiptare-ne-greqi-deshmia-e-babait-mes-lotesh-me-iku-lulja-ime-214022" }