Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëvrasja e 20-vjeçarit në Fier ditën e djeshme. Viktima u identifikua mee inicialet SH.V.,i cili u gjet i vetëvarur nga familjarët dhe gjatë transportit për në spital ndërroi jetë.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e çuan të riun të marrë këtë vendim drastik për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu është larguar për pak minuta nga shtëpia dhe në momentin që është vënë re nga familjarët mungesën e tij kanë filluar ta kërkojnë.
Familjarët e gjetën 20-vjeçarin të vetëvarur me një litar në magazinën parnë banesës së tyre.