Detaje të reja nga vrasja e dy turistëve, Mjacaj ishte duke u larë në lumë, hyri me forcë në automjet

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 05-07-2015 Detaje të reja nga vrasja e dy turistëve, Mjacaj ishte duke u larë në lumë, hyri me forcë në automjet

20 vjeçari Sokol Mjacaj, i dyshuar si vrasësi i turistëve çekë, aktualisht ndodhet i fshehur në shkollën 9 vjeçare në Grudën e Re, ndërsa rreth 350 forca policie të ndërhyrjes së shpejtë, RENEA dhe 5 snajper kanë rrethuar objektin.

Sipas detajeve të reja nga hetimet, Sokol Mjacaj ishte duke u larë në lumë teksa ka pikasur çiftin e turistëve çekë me automjetin e tyre. Në këtë moment Mjacaj ka dalë nga lumi dhe ka hyrë me forcë në automjetin e turistëve. Hetimet bëjnë me dije se 27 vjeçari Michal Stavos ka tentuar të largohet me automjet por është qëlluar për vdekje nga Mjacaj, i cili më pas ka dalë nga autojmeti dhe ka qëlluar sërish mbi turistët.

Policia po punon për kapjen e vrasësit të dy turistëve çekë Michal Stavos dhe Anna Kosinova, i cili dyshohet se është i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Policia u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të zonës të mos e strehojnë atë dhe të bashkëpunojnë për dorëzimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vrasja e turistëve”/ Gjykata e Shkodrës shkurtoi me 6 vite burg dënimin për Mjacajn
Arrestohet Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë »
Article Logic
Execution time: 0.011883020401001
array(1) { ["section"]=> string(105) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-dy-turisteve-mjacaj-ishte-duke-u-lare-ne-lume-hyri-me-force-ne-autojmet-15379" }