Detaje të reja nga vrasja e ‘të fortit’ të Shkodrës sot paradite, arrestohen tre persona; mes tyre ekzukutuesi i dyshuar

Publikuar tek: aktualitet, më 22:41 28-11-2020 Detaje të reja nga vrasja e ‘të fortit’ të Shkodrës sot paradite, arrestohen tre persona; mes tyre ekzukutuesi i dyshuar Pamje nga vendi i ekzekutimit - Ridvan Ramazani

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e ndodhur sot paradite rreth orës 11:20 në komunën Dajç të Shkodrës.

Nga disa të shtëna armësh (në vendngjarje u gjetën 30 gëzhjoja automatiku, plot 1 karikator ak-47), mbeti i vrarë 46-vjeçari Ridvan Ramazani. Policia tha se arriti të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët e dyshuar. Bëhet fjalë për Vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar deri tani tre persona, mes tyre një nga vëllezërit, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë që mendohet se kanë lidhje me ngjarjen, dhe akuzohen për moskallëzim krimi. Është sekuestruar një pistoletë dhe po vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Lexo edhe: Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit sot në Shkodër, policia jep DETAJE: Hyri për të sqaruar sherrin e të birit dhe u vra

Lexo edhe: EMRAT/ Ja kush janë ekzekutuesit e Ridvan Ramazanit sot në Shkodër: Djali i ishte konfliktuar me dy vëllezërit, ata i vranë babanë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania dhuroi 200 palë këpucë për RENEAN, kreu i sindikatës së policëve: Efektivët vazhdojnë t’i blejnë vetë uniformat
Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot »
Article Logic
Execution time: 0.010718107223511
array(1) { ["section"]=> string(123) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-te-fortit-te-shkodres-sot-paradite-arrestohen-tre-persona-mes-tyre-ekzukutuesi-i-dyshuar-229485" }