Detaje të reja nga vrasja mafioze e Artan Cukut, 4 plumba në gjoks dhe 1 në kokë. Si vepruan 2 autorët (KUJDES PAMJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 09-04-2017 Detaje të reja nga vrasja mafioze e Artan Cukut, 4 plumba në gjoks dhe 1 në kokë. Si vepruan 2 autorët (KUJDES PAMJET)

Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga ekzekutimi i ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit pranë banesës së tij në kryeqytet, ngjarje që tronditi Tiranën dhe jo pak opinionin publik. News 24 ka siguruar edhe foton e momentit të parë të viktimës shtrirë para ashensorit (KUJDES PAMJET!).

Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë. Po kështu mësohet që kanë qenë dy vrasës. Një prej atentatorëve, sipas Balkanweb e ka pritur në hyrje të pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë. Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmive për gazetaren Dorjana Bezat, pas këtij plumbi, ish-zyrtari i policisë është shembur përtokë.

Raportimi i newsbomb.al:

Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Shtetit në Vlorë, është vrarë dje tragjikisht pranë ashensorit të pallatit ku jetonte në lagjen Dinamo, pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.

Cuku është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët, të cilët ishin ngjitur për në banesë, ndërsa ai ishte do shkonte në market për të blerë ca produkte.

Newsbomb.al mëson se Cuku kur drejtonte një prej komisariateve në Tiranë,  ka patur një incident që e përndoqi gjatë gjithë karrierës së tij. Një person ka vrarë veten teksa Artan Cuku po e intervistonte në zyrë. Ngjarja e vitit 2009 u kthye në një sherr të hapur mes tij dhe palës së viktimës.

Më parë ai ka qenë Shef Krimesh në Shkodër, Fier dhe Tiranë.  

Cuku ishte tërhequr nga puna në shtet që në vitin 2015, dhe prej vitesh drejtonte një polici private 'security”.

pr5_copy_copy.png

pr.jpg

pr1.jpg

pr2.jpg

pr3.jpg

pr4.jpg

pr6.png

pr5.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti i fuqishëm, dëme në këto zona të Shqipërisë. Ministria e Brendshme jep informacione të detajuara: Ngrihet grupi i punës
Publikohet fotoja e ekzekutimit mafioz, 4 plumba në kraharor dhe një në kokë. Artan Cuku shtrirë përtokë para ashensorit (KUJDES PAMJET!) »
Article Logic
Execution time: 0.011458158493042
array(1) { ["section"]=> string(120) "detaje-te-reja-nga-vrasja-mafioze-e-artan-cukut-4-plumba-ne-gjoks-dhe-1-ne-koke-si-vepruan-2-autoret-kujdes-pamjet-74574" }