Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi Korccën mbrëmjen e djeshme.
Altin Balliun, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
Mësohet se krimi ndodhi jashtë lokalit, në periferi të qytetit, në një zonë të banuar. Ndërsa policia tha se ka identifikuar autorin e ngjarjesi cili është Algert Mustafa dhe po punohet për kapjen e tij.
Sipas policisë, vrasja ndodhi pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes, ndërsa mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA 947 VA.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori ka qëlluar fillimisht me një plumb në makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohej në këmbë nga personi që e ndiqte me armë.
Pas disa metrave nga vendi i konfliktit, autori e ka ndjekur të riun dhe e ka qëlluar me një plumb duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.