Detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në burgun grek (ZBULOHET SHKAKU)

Publikuar tek: rajon, më 16:37 22-04-2019 Detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në burgun grek (ZBULOHET SHKAKU) Bardhyl Tusha

Sipas hetimit të mjekut ligjor, shqiptari Bardhyl Tusha i cili ishte i burgosur në burgun e Koridalos në Athinë, vdiq për shkak të mbytjes nga një person i dytë.

Shqiptari u gjet i vdekur në qelinë e tij në 27 Janar 2019 dhe në fillim dyshohej se shaku ishte mbidoza.

Sipas hetimit mjeko-ligjor 33-vjeçari shqiptar kishte shenja të dukshme në fyt dhe mushkëritë e tij dukeshin të dëmtuara nga mungesa e oksigjenit. Gjithashtu nga analizat toksikologjike duket se Tusha s’kishte përdorur lëndë narkotike para vdekjes.

Sipas burimeve të policisë, shqiptari u vra nga mafia shqiptare pasi Tusha pritej të deklaronte për vrasjen e avokatit Michali Zafiropoulos. Kështu që mafiozët shqiptar e vranë për t’i mbyllur gojën nga frika se ai do fliste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02367091178894
array(1) { ["section"]=> string(77) "detaje-te-reja-per-vrasjen-e-shqiptarit-ne-burgun-grek-zbulohet-shkaku-161420" }