Detaje të rënda nga ngjarja në Pogradec, PËRDHUNUESI po përgatitej ta trafikonte të miturën, ajo u ndihmua nga vajza e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 12-09-2020 Detaje të rënda nga ngjarja në Pogradec, PËRDHUNUESI po përgatitej ta trafikonte të miturën, ajo u ndihmua nga vajza e tij Ne foto-Autori Blerim Bizgjoni

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Pogradecit, ku 46 vjeçari Blerim Bizgjoni kryente marrrëdheënie seksuale me një 13 vjeçare përgjatë gjithë muajit gusht.

Bizgjoni ka qenë komshi me familjen e të miturës dhe i ka kërkur prindërve të saj ta merrte në shtëpi e të kujdesej për të pasi babai i 13-vjeçares kishte probleme të shëndetit mendor e ndërsa nëna ishte e papunë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Bizgjoni e ngacmonte vajzën prej 1 viti dhe e ka dhunuar pasi ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie me të, ndërsa në ditën e Bajramit ka përfituar dhe ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Në ballkonin e shtëpisë së tij, ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.

Ai e ka kërcënuar vajzën e mitur të mos shkonte në polici, pasi aty nuk do e besonin sepse ai kishte mik një drejtues kryesor.

“Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”, i ka thënë ai të miturës.

Ka qenë vajza e Bizgjonit ajo që ka zbuluar marrëdhënien e shoqes së saj me babain dhe i ka thënë që të hiqte dorë prej tij.

-(Vajza e 46 vjecarit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

-(E abuzuara)Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici

-(Vajza e 46 vjecarit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

-(e abuzuara) Nuk mundem

Të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë telefonuar operativin e zonës për t'u takuar, ndërsa abuzimin e ka bërë në komisariat bashkë me nënën e saj dhe një psikologe.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 46 vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën, ndërsa po nga grupi i hetimit bëhet me dije se po hetohet edhe një tjetër rast, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me një tjetër viktimë.

Ndërkohë Bizgjoni nuk ka pranuar asgjë para policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHIFRAT NË 24 ORË/ 3 viktima dhe 164 raste të reja me koronavirus, spitalet COVID në kapacitete maksimale
‘Flemë në hotel se vajzës i pëlqen dhoma me vaskë’, zbardhet mbrotja e Margjekës para trupit gjykues: Burri im s’guxon të... »
Article Logic
Execution time: 0.012288093566895
array(1) { ["section"]=> string(127) "detaje-te-renda-nga-ngjarja-ne-pogradec-perdhunuesi-po-pergatitej-ta-trafikonte-te-mituren-ajo-u-ndihmua-nga-vajza-e-tij-220174" }