DETAJE TRONDITËSE/ Lefter Zhidru ishte përgatitur për sulmin ndaj policisë, i gjendet tritol në banesë. Qëlloi mbi 20 herë mbi policinë, ja si duket mburoja e efektivit të RENEA-s e bërë ‘shosh’ nga plumbat

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 24-09-2020 DETAJE TRONDITËSE/ Lefter Zhidru ishte përgatitur për sulmin ndaj policisë, i gjendet tritol në banesë. Qëlloi mbi 20 herë mbi policinë, ja si duket mburoja e efektivit të RENEA-s e bërë ‘shosh’ nga plumbat Fotomontazh

Pas rreth 5 orësh i ngujuar në katin e dytë të një apartamenti në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë, forcat RENEA ekzekutuan 71 vjeçarin Lefter Zhidru.

Operacioni ka përfunduar me fund tragjik për 71-vjeçarin, i cili nuk ka pranuar të dorëzohet pavarësish negociatave disa orëshe me efektivët e RENEA por edhe vajzën e tij 13-vjeçare dhe të afërm të tjerë.

Por ajo që e bën edhe më tronditëse ngjarjen është se në banesën ku ishte ngujuar 71 vjeçari është gjetur një sasi kallëpesh tritoli gati për shpërthim dhe disa shashka, por që fatmirësisht nuk janë përdorur ndaj forcave të policisë.

I moshuari ka qëlluar mbi 20 herë mbi policinë, ndërsa fatmirësisht asnjë nga efektivët nuk është dëmtuar.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme "Shqiponjat" të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç, ju informojmë se:

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Kjo është një foto e mburojës së një efektivi të RENEA-s, e bërë “shosh” nga plumbat:

120086006_2868656130087406_4363844625293135263_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012881994247437
array(1) { ["section"]=> string(207) "detaje-tronditese-lefter-zhidru-ishte-pergatitur-per-sulmin-ndaj-policise-i-gjendet-tritol-ne-banese-qelloi-mbi-20-here-mbi-policine-ja-si-duket-mburoja-e-efektivit-te-renea-s-e-bere-shosh-nga-plumbat-221539" }