Aksidenti me 1 të vdekur te tuneli i Elbasanit, viktima VËLLAI i Blerina Gjylametit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 20-10-2019 Aksidenti me 1 të vdekur te tuneli i Elbasanit, viktima VËLLAI i Blerina Gjylametit Viktima Elton Maçolli

Zbulohen detaje tronditëse nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin Elbasan -Tiranë, ku një person humbi jetën.

Mësohet se viktima është Elton Maçolli 37Vjeç, vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti. 37-vjeçari prej disa vitesh punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në brendësi të tunelit, ku makina e Maçollit pas një përplasje me një maune shpërtheu në flakë.

Nga të dhënat e para u bë me dije se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi dhe dhe pas përplasjes ka shpëthyer në flakë.

Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe ka ndaluar shoferin e kamionit.

macolli.jpg

38173188_10205021855341308_4873295800731435008_n-640x481.jpg

Elton Maçolli me Blerina Gjylametin dhe motrat e tjera

73154442_1201029216764876_7974142504884764672_n.jpg

73088339_1201029266764871_2629144340252852224_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020238876342773
array(1) { ["section"]=> string(111) "detaje-tronditese-nga-aksidenti-me-1-te-vdekur-te-tuneli-i-elbasanit-viktima-vellai-i-blerina-gjylametit-182753" }