Detaje tronditëse nga ekzekutimi i 23 vjeçarit në Elbasan, viktima po udhëtonte në motor me autorin, Hoxha e ka goditur 26 herë me thikë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 12-08-2020 Detaje tronditëse nga ekzekutimi i 23 vjeçarit në Elbasan, viktima po udhëtonte në motor me autorin, Hoxha e ka goditur 26 herë me thikë Viktima Regis Runaj dhe autori Euglen Halili

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 23 vjeçarit Regis Runaj në Elbasan.

23 vjeçari po udhëtonte në motor me Xhuljo Hoxhën, një prej autorëve.

Runaj i ka kërkuar Hoxhës që të ulte shpejtësinë e motorit.

Xhuljo Hoxha, 29 vjeç e ka goditur 23 vjeçarin me thikë pas shpine 26 herë. Gjurmët e gjakut janë gjetur në motor.

Ngjarja ka ndodhur në datën 29 korrik, ku i riu është vrarë në afërsi të varrezave në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu Xhuljo Hoxha dhe Euglen Halili, edhe ky i përfshirë në ngjarje, dyshohet se kanë marrë pjesë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi dyshohet se ata janë paguar që të ndjekin dhe kontrollojnë lëvizjet e viktimës.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/policia-e-elbasanit-deklarate-zbardhen-vrasjet-e-regis-runaj-dhe-emiljano-ramazanit-ne-elbasan-policia-arreston-edhe-dy-persona-te-tjere-emrat-216544

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099039077758789
array(1) { ["section"]=> string(141) "detaje-tronditese-nga-ekzekutimi-i-23-vjecarit-ne-elbasan-viktima-po-udhetonte-ne-motor-me-autorin-hoxha-e-ka-goditur-26-here-me-thike-216871" }