Detaje tronditëse nga përdhunimi i të miturës/ 'Do ta shkruaj emrin nëpër mure, je kur*ë nëse nuk bën seks me mua', si e kërcënonte i moshuari 15-vjeçaren në lagje

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 30-05-2020 Detaje tronditëse nga përdhunimi i të miturës/ 'Do ta shkruaj emrin nëpër mure, je kur*ë nëse nuk bën seks me mua', si e kërcënonte i moshuari 15-vjeçaren në lagje Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ndërkohë që dalin në dritë të tjera detaje shokuese në lidhje me përdhunimin e të miturës nga 65-vjeçari A.D., dhe tre persona të tjerë.

Mësohet se i moshuari jetonte në një lagje me 15-vjeçaren, të cilën për një kohë të gjatë e përndiqte duke i thënë se do t’i shkruante në muret e lagjes emrin e saj, madje dhe fjalë ofenduese si 'kur*ë', nëse ajo nuk pranonte të bënte seks me të.

Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar. Videon ua ka dhënë dhe 3 personave të tjerë, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në po të njëjtën lagje, të cilët abuzuan seksualisht me te miturën pasi e shantazhonin me publikimin e videos.

Sakaq, policia ka mundur të parandalojë kalvarin e dhunimit seksual, fizik dhe psikologjik ndaj të miturës, duke vënë në pranga autorët e krimit. Pas kësaj ngjarje monstruoze, në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë marrë dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur. Ndërkohë e mitura pas këshillimit me psikologët tashmë ndodhet pranë familjes së saj.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture;

Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç,  R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010031938552856
array(1) { ["section"]=> string(165) "detaje-tronditese-nga-perdhunimi-i-te-mitures-do-ta-shkruaj-emrin-neper-mure-je-kur-e-nese-nuk-ben-seks-me-mua-si-e-kercenonte-i-moshuari-15-vjecaren-ne-lagje-208423" }