DETAJE tronditëse nga përdhunimi i të miturës në Kamëz, publikohet foto e kërcënimit të 65 vjeçarit në muret e lagjes: Mirë se erdhe në ferr zemër (ZBARDHET dëshmia e djalit)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 01-06-2020 DETAJE tronditëse nga përdhunimi i të miturës në Kamëz, publikohet foto e kërcënimit të 65 vjeçarit në muret e lagjes: Mirë se erdhe në ferr zemër (ZBARDHET dëshmia e djalit) Abaz Doku

Përdhunimi i 15 vjeçares në Kamëz nga 65 vjeçari Abaz Doku është një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar djali i  të moshuarit i cili ka dënuar aktin e rëndë të të atit. Ai ka deklaruar se i ati i ka thënë se me të miturën nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Megjithatë ai e bën fajtor të atin për faktin se vajza ka qenë e mitur.

“E dënoj veorimin e babait tim. Babai tha se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë me vajzën. Babai është fajtor se vajza është e mitur. E kam  denoncuar më herët tim atë. E kam denoncuar për sjelljet e tij të pahijshme”, tha djalit i Abaz Dokut.

Theksojmë se 65 vjeçari Abaz Doku i cili ishte dhe roje i shkollës së saj, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës rreth 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Pasi kjo gjë u bë e ditur ai u pushua nga puna si  roje shkolle. Megjithatë ai vijoi ta përndjekë të miturën pasi jetonin në një lagje. Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë madje në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme në muret e lagjes ai kishte shkruar “Mirë se erdhe në ferr zemër”.

FOTO ne muret e lagjes:

gfsdfsf.jpg

fhdgsdgsdgsdg.jpg

Screenshot_1.jpg

 Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/perdhunoi-te-mituren-ne-tirane-duke-e-shantazhuar-me-video-intime-dalin-fotot-e-rojes-se-shkolles-emri-detaje-208532

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/detaje-tronditese-nga-perdhunimi-i-te-mitures-do-ta-shkruaj-emrin-neper-mure-je-kur-e-nese-nuk-ben-seks-me-mua-si-e-kercenonte-i-moshuari-15-vjecaren-ne-lagje-208423

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093379020690918
array(1) { ["section"]=> string(177) "detaje-tronditese-nga-perdhunimi-i-te-mitures-ne-kamez-publikohet-foto-e-kercenimit-te-65-vjecarit-ne-muret-e-lagjes-mire-se-erdhe-ne-ferr-zemer-zbardhet-deshmia-e-djalit-208584" }