DETAJE - U kap në fabrikë kanabisi mijëra euro, shqiptari e pranon, tregon sa paguhej (FOTO-EMRI)

Publikuar tek: bota, më 20:00 07-08-2020 DETAJE - U kap në fabrikë kanabisi mijëra euro, shqiptari e pranon, tregon sa paguhej (FOTO-EMRI) Ilustruese

Një shqiptar 30-vjeçar i cili u “kap mat”, i tha policisë se ai ishte paguar 4,000 paund për të mbikëqyrur një fabrikë kanabisi në shkallë të gjerë në Durham.

Albert Rami u përpoq të shpëtonte përmes dritares së kuzhinës kur policia po zhvillonte një aksion më 8 korrik.

rami.jpg

Në dhomën e gjumit 53 bimë ishin duke u rritur, ndërsa 27 të tjera u gjetën në katin e parë dhe 84 bimë të tjera të papjekura u gjetën në papafingo.

Dretuesi i çështjes, Morley tha që secila nga dhomat e rritjes ishte e pajisur me sisteme ventilimi.

Një ekspert i drogës së policisë vlerësoi se kishte mundësi për tre korrje në vit dhe të ardhurat mund të ishin deri në 200 mijë paund në shitje me pakicë.

Kur u mor në pyetje, i pandehuri pranoi se atij i ishin paguar 4,000 £ për t’u kujdesur për bimët dhe kishin qenë atje për rreth katër deri në pesë muaj. Ai ishte i vetëdijshëm se po kujdesej për bimët e kanabisit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012234926223755
array(1) { ["section"]=> string(98) "detaje-u-kap-ne-fabrike-kanabisi-mijera-euro-shqiptari-e-pranon-tregon-sa-paguhej-foto-emri-216431" }