Detajet dhe zbulimi: 7 ushtarët e shqiponjës nuk janë shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:41 29-01-2017 Detajet dhe zbulimi: 7 ushtarët e shqiponjës nuk janë shqiptarë

Prej ditësh kryefjalë e medieve greke por në mediet tona fotoja e shtatë ushtarëve që bënin me duar shqiponjën, simbolin tonë kombëtar, ka qenë kryefjalë e këtyre ditëve.

Shumë u solidarizuan me të rinjtë nisur dhe nga masat që u tha se do merrnin autoritetet greke por historiani Arben Llalla rrëfen një tjetër të vërtetë. Ai thotë se ushtarët nuk janë shqiptarë.

SHKRIMI I PLOTË I ARBEN LLALLËS:

Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. Këto bisedime kanë për qëllim antarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022-2023.

Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në ornë 17.23 nga dy adresa fb që i kontrrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicistë shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicistë shqiptar do largohet për në SHBA. Pas dy orësh adresat e FB që shihen në foton e parë Nikos Blaugrana dhe Miqt e Vladimir Putin dhe të publicistit shqiptar e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar. Fotoja e 7 ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj. Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre skanë dhënë asnjë deklaratë? Shikoni fb shokët Nikos Blaugrana, janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek.

Për foton që u përfol se është ushtar në Qipro nuk është e vërtetë, ai është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek. Ne disponojmë tashmë adresat e tyre të Fb dhe të tjera gjëra. Greqia duhet të heqi dorë nga loja e fëlliqur me fotot e ushtarëve grek me shenjë shqiponje. Këto lojra bëhen për qëllimin e vetëm që të zabotojnë bisedimet greko-shqiptare me ndërmjetësimin e BE. Foto me shqiponja nga ushtarët grek është bërë edhe më 2015 por nuk u përfolën sa këtë herë. PËRSE?kUSH ËSHTË NJERIU QË SHKREPI FOTON E KËTIJ USHTARI?

SHQIPËRIA MBI TË GJITHA...

det1.jpg

det2.jpg

det3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U largua nga Shqipëria, por piloti Guidi nuk ndodhet as në Itali, flet avokati
Çifti fierak humb në pyllin e Vlorës, i telefonojnë policisë »
Article Logic
Execution time: 0.011713981628418
array(1) { ["section"]=> string(68) "detajet-dhe-zbulimi-7-ushtaret-e-shqiponjes-nuk-jane-shqiptare-66996" }