Detajet e grabitjes te Hipoteka: Autori me motorr, goditi rojën dhe i vuri pistoletën në kokë kasieres (Si i shpëtoi policit)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:02 15-01-2018 Detajet e grabitjes te Hipoteka: Autori me motorr, goditi rojën dhe i vuri pistoletën në kokë kasieres (Si i shpëtoi policit)

Zbulohen detajet e reja të grabitjes me armë zjarri të një banke të nivelit të dytë, ndodhur këtë pranë Hipotekës në Tiranë. 

Burimet për newsbomb.al bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur brenda Agjensisë “ADISA” e cila trajton kërkesat dhe aplikimet drejtuar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Burimet i thanë newsbomb.al, se dyshohet për një grabitës të vetëm i cili ka mbërritur para godinës me me motor. Sapo ka parë rojen, e ka goditur duke e hedhur përtokë. 

Më pas, ka hyrë brenda dhe i ka vënë pistoletën në kokë kasieres së i ka marrë shumën e parave nën kërcënimin e armës. Pas grabitjes, autori ka dalë nga Agjencia dhe është larguar me motorr drejt zonës së Brakës. Burimet thonë për Newsbomb.al se aty është ndjekur nga një polic rrugor i cili i ka shkuar pas deri te zona e Brakës por më pas ka humbur gjurmët e grabitësit.

Policia dyshon se po në atë zonë ka hipur në automjetin tip "BMW". Ende nuk dihet asgjë për identitetin e autorit pr policia po punon për arrestimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhdukja e Artan Lleshit në nëntor, policia arreston një person në operacion sekret, dyshohet se e mori peng dhe e vrau
I ftohti, mjekët Pneumologë të Spitalit Amerikan: 7 gjeste parandaluese për t'u mbrojtur kundër viruseve të dimrit »
Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(128) "detajet-e-grabitjes-te-hipoteka-autori-me-motorr-goditi-rojen-dhe-i-vuri-pistoleten-ne-koke-kasieres-si-i-shpetoi-policit-106628" }