Operacioni i mbrëmjes së sotme i Policisë së Shtetit në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë ka rezultuar i suksesshëm.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi që nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar, është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se pasi i plagosuri në momentin kur ka tentuar të çajë post-bllokun e Policisë, është qëlluar nga efektivët e rendit, ku dhe ka mbetur i plagosur. Në makinën e tij, mësohet se Policia ka konfiskuar një sasi të madhe lënde narkotike e llojit Kokainë.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se i ndaluari është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Tiranë që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e drograve të lehta dhe të forta.
Më tej mësohet se ky Opereacion i Polisië së Shtetit do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. /newsbomb.al