Detajet e reja: Zbulohet thuajse çdo gjë që duhet të dini për Samsung Galaxy S8

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:58 24-01-2017 Detajet e reja: Zbulohet thuajse çdo gjë që duhet të dini për Samsung Galaxy S8

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me smartfonin nga Samsung, Galaxy S8, që pritet të dalë në treg muajt e ardhshëm.

Sipas një raporti të siguruar nga The Guardian, Galaxy S8 do vijë në dy modele, ekrani mes dy modeleve do ndryshojë në madhësi me 5 deri në 6 inç. Të dy modelet do kenë ekran të lakuar si Galaxy S7 Edge.

Besohet se modelet e S8 do jenë më të vegjël në përmasa se S7 pavarësisht madhësisë së ekranit. Zbogëlimi do të arrihet duke ngushtuar kornizat sipër dhe poshtë ekranit. Për t’i hapur rrugë këtij ndryshimi që do ta bëjë ekranin të jetë gati cep më cep, butoni i skanimit të gishtit do zhvendoset në pjesën e pasme.

Galaxy S8 do ketë kamera disi më të mirë se Galaxy S7 me përmirësime në kualitetin e fotos dhe performancën në ambiente me pak dritë, transmeton Newsbomb.al.

Modelet do jenë të pajisura me skanim syri që do mundësohet nga teknologjia e quajtur "Bixby."

“Bixby” do zhvillohet më tej si inteligjencë artificiale duke skanuar jo vetëm retinën por edhe objekte të ndryshme të cilat do jetë e aftë t’i identifikojë.

Të dyja modelet do kenë portë për kufje, ndryshe nga iPhone 7. /Newsbomb.al

Ssr234t235y22222.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022691965103149
array(1) { ["section"]=> string(84) "detajet-e-reja-zbulohet-thuajse-cdo-gje-qe-duhet-te-dini-per-samsung-galaxy-s8-66536" }