Zbulohen identitetet dhe fotot e çiftit të tmerrshëm nga Kamza, që u kthyen në tmerrin e Tiranës me vjedhje dhe grabitje nga më të ndryshmet.
Ata janë Fatjon Bushgjokaj, 26 vjeç dhe e dashura e tij Rivena Lika, po banuese në Kamëz. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy vëllezërit e Bushgjokajt, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç.
Ndërkohë, vajza, Rivena Lika që fuste në kurth qytetarët është shpallur në kërkim. Vajza është kjo që shihni në foto, e cila e pranonte edhe në “Facebook” në një farë mënyrë që ishte grabitëse duke postuar këtë foto me të dashurin e saj sikur ishin “Bonnie e Clyde”, çifti i famshmëm i grabiotësve amerikanë.
SKEMA E GRABITJEVE
Fillimisht ishte shtetasja Rivena Lika (e shpallur në kërkim) e cila fuste në kurth viktimat. Ajo hiqej sikur kishte probleme me makinën dhe u kërkonte ndihmë qytetarëve duke u kërkuar telefonin. Më pas ajo thërriste grupin dhe këta më pas grabisnin qytetarët duke i dhunuar.
Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proçeduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure
Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja
Më datë 31.03.2017, pranë ish “Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja
Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”
Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin
Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
–7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
–Dy xhupa Lekurë
–Një varëse floriri.
–Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira
–Katër kuleta të llojeve të ndryshme
Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal. /Panorama