Detaji i veçantë në zyrë: Taulant Balla mban FOTON e Fatos Nanos të prangosur në gjyq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:26 11-06-2020 Detaji i veçantë në zyrë: Taulant Balla mban FOTON e Fatos Nanos të prangosur në gjyq Socialisti Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla gjatë një intervistë që ka dhënë pasditen e sotme ka zbuluar një detaj të veçantë nga zyra e tij.

Teksa jepte intervistë për gazetarin Roland Qafoku, kamera është fokusuar në një moment në një prej fotove të vendosura në kornizë në zyrën e numrit 2 të PS-së. Në të shihet ish-kryetari i PS dhe ish-kryeministri Fatos Nano teksa qëndron i prangosur në sallën e gjyqit.

Nano u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve. Më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli, ai mori pafajësi.

Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen pasi në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që futi Ballën në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat për deputet ku Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Foto nga zyra e Ballës, në ballinë korniza me foton e Fatos Nanos:
balla_1.png
Screenshot_5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009876012802124
array(1) { ["section"]=> string(91) "detaji-i-vecante-ne-zyre-taulant-balla-mban-foton-e-fatos-nanos-te-prangosur-ne-gjyq-209966" }