DETI/ Bushati flet për një marrëveshje të re me Greqinë, tregon takimin me Metën para se t’i kërkonte autorizimin

Publikuar tek: politike, më 11:46 28-02-2018 DETI/ Bushati flet për një marrëveshje të re me Greqinë, tregon takimin me Metën para se t’i kërkonte autorizimin

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dhënë sqarime sa i takon debatit për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Bushati tha se nuk ka një marrëveshje me shtetin Helen, dhe se po punohet për një pakt të ri me Greqinë.

“Nuk ka një marrëveshje ende me Greqinë, kemi bërë këto 4 vite një punë sistematike”, tha Bushati.

Po ashtu, ministri sqaroi edhe përplasjet me presidentin Meta dhe kërkesat e tij për autorizim në rrugë zyrtare.

Presidenti i republikës në bazë të ligjit s’jep plotfuqishmëri, ligji që keni miratuar ju përcakton se kush e jep. Meta jep autorizimin për dhënien e plotfuqishmërisë, kjo e fundit është koptencë e ministrit të Jashtëm. Për këtë lloj negocimi është e vërtetë që si minsitër i kam kërkuar presidentin dhënien e autorizimin për ploftfuqshmërinë për fillimin e bisedimeve,

I kërkova për të na dhënë autorizim për të nisur nga puna konkreisht për të arritur një marrëveshje me Greqinë. Nuk është nornale se cila ka qenë përgjigja ime apo e Metës sepse me presidentin unë kam komunikuar në rrugë instituciuonale, për të shuar cdo lloj kërshërie presidentit i është bërë kërkesa nga unë para se të procedojë me kërkesën për autorizim, kam bërë një kosnultë me presidentin. Më vjen mirë që mbrëmë tha se është takuar, para pak ditësh s’kishte patur asnjë informacion. Dje u detyrua pas letrës sime të dytë e përcaktoi se kur e kam takuar.

Pas konsultës me vjen mirë që Presidenti e pranoi se edhe para Korcës jam takuar me presidentin dhe e kam informuar që kërkesë vjen në rrugë shkresore. E vërteta është se institucioni kërkojnë autorizmim nga Meta, apo nga kryeministri për marrëveshjet ndërqeveritare”, u shpreh Bushati.

 

 

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011203050613403
array(1) { ["section"]=> string(118) "deti-bushati-flet-per-nje-marreveshje-te-re-me-greqine-tregon-takimin-me-meten-para-se-t-i-kerkonte-autorizimin-111735" }