Prej disa ditësh në Shqipëri ka dominuar moti i keq, ku nuk kanë munguar as dëmet e shumta.
Së fundmi, deti i dallgëzuar ka shkaktuar dëme në zonën e Radhimës dhe Orikumit.
Mësohet se në Radhimë është dëmtuar një gomone dhe një anije peshkimi.
Kujtojmë që ditën e djeshme dolën nga shtrati disa lumenj si Ishëm apo Vjosa.