Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut në orët e fundit kanë sjellë edhe pasojat e para në vend.
Shiu ka shkaktuar detë të trazuar dhe si pasojë do ketë pengesa për udhëtimin e trageteve të linjës Durrës-Bari.
Burime nga Autoriteti Portual bëjnë me dije se, të dy tragetet që shkojnë drejt Barit, GNV Allegara dhe FB Bari, do të nisen mëngjesin e nesërm në orën 06:00, ndërsa trageti I linjës Durrës-Ancona, “Al Claudia”, ora 17:30.
Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe tragetet e linjës Bari-Durrës.