Deti nxjerr në breg varkën misterioze me 8 skelete njerëzish

Publikuar tek: bota, më 19:01 27-11-2017 Deti nxjerr në breg varkën misterioze me 8 skelete njerëzish

Një varkë e vjetër me eshtrat e tetë personave të pafat është shfaqur në brigjet e Japonisë.

Roja Bregdetare japoneze njoftoi për zbulimin e mistershëm duke shtuar se trupat mund t’i përkasin dezertorëve nga Koreja e Veriut. Kjo edhe për faktin se anija e drunjtë është shfaqur në pjesën e Japonisë që ndodhet përballë Koresë së Veriut.

Varka gari 7 metra e gjatë u vu re nga banorët vendas në Plazhin Miyazawa në Oga, Prefektura e Akita-s.

Zyrtarët japonezë thanë se varka ka shumë kohë në det dhe trupat janë dekompozuar së tepërmi sa që nuk dallohen nëse janë meshkuj apo femra. Hetimet vazhdojnë për zbulimin e origjinës së varkës misterioze. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënim i frikshëm nga ISIS, ky është kryeqyteti europian që do sulmohet (FOTO)
Paralajmërimi i Patriarkut rus: Duhet të bëhemi bashkë, fundi është afër »
Article Logic
Execution time: 0.0093541145324707
array(1) { ["section"]=> string(67) "deti-nxjerr-ne-breg-varken-misterioze-me-8-skelete-njerezish-100989" }