‘Deti’ vendoset në Hagë, kolonel Myslim Pashaj tregon ku ‘çalon’ Shqipëria: Kam më shumë besim te gjykata se teknikët shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:51 20-10-2020 ‘Deti’ vendoset në Hagë, kolonel Myslim Pashaj tregon ku ‘çalon’ Shqipëria: Kam më shumë besim te gjykata se teknikët shqiptarë Myslim Pashaj

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, ku u diskutua për çështjen e detit.

Në fund u vendos që kësaj çështje t’i japë zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, por ky vendim solli reagime të shumta në vendin tonë.

Kolonel Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese komentoi për Abcnews.al vendimin e ri të dy vendeve për t’iu drejtuar Hagës për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Ai u shpreh se vizita e Dendias ishte me interes, por thotë se nuk arrin të kuptojë pse kjo çështje do të çohet kaq shpejt në Hagë.

“Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri pritej me interes. Por nuk e di se përse nuk u ezauruan të gjitha shkallët, pasi u negociua për më shumë se dy vite për çështjen e kufirit detar, por palët shkuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës” tha ai.

Tashmë që çështja është në dorën e ndërkombëtarve, Pashaj shprehet se pika e dobët e Shqipërisë janë grupi i teknikëve.

“Domosdo më shumë besim kam te teknikët e gjykatës së Hagës, që bazohen te e drejta ndërkombëtare, sesa te teknikët që do të përbëjnë grupin shqiptar. Plus që një rol të rëndësishëm luan edhe avokati, por edhe lobimi. Duhet të mbrohet vendimi i gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen me Greqinë në 2009” tha ai.

Por a do të kërkojë kjo shumë kohë?

“Jo, puna është te njerëzit, teknikët dhe materiali që ata do të paraqesin. Një problem në vete për shembull është Gjiri i Sarandës.

Grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë duhet të përbëhet nga njerëz shumë të aftë që e njohin çështjen, por duke parë atë që ka ndodhur nga viti 2009 dhe këtej në këto 11 vite nuk kam besim” tha ai.

I pyetur nëse është e nevojshme një ekspertizë nga një palë e tretë për të ndihmuar, ai e mohoi.

“Fokusi duhet të jetë te teknikët dhe avokati që do të na përfaqësojë në Hagë, ku tashmë do të vendoset përfundimisht për detin” përfundoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patentat si Europa, ndryshon leja e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve në vend (DOKUMENTI)
‘Shihja nëna çame që qanin’ Shpëtim Idrizi shpjegon arsyen e sulmit me shishe uji të Nikos Dendias »
Article Logic
Execution time: 0.011206865310669
array(1) { ["section"]=> string(128) "deti-vendoset-ne-hage-kolonel-myslim-pashaj-tregon-ku-calon-shqiperia-kam-me-shume-besim-te-gjykata-se-tekniket-shqiptare-224485" }