Detin e zgjidhin ndërkombëtarët, reagon ish-ministrja e Integrimit: Kjo çështje fsheh shumë të panjohura, Rama uli veten përballë vendit tjetër

Publikuar tek: politike, më 19:09 20-10-2020 Detin e zgjidhin ndërkombëtarët, reagon ish-ministrja e Integrimit: Kjo çështje fsheh shumë të panjohura, Rama uli veten përballë vendit tjetër Klajda Gjosha

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, ku u diskutua për çështjen e detit.

Në fund u vendos që kësaj çështje t’i japë zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, por ky vendim solli reagime të shumta në vendin tonë.

Ish-ministrja e integrimit Europian, Klajda Gjosha, me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se dërgimi i çështjes së detit në Hagë pa nxjerr në pah se ku qëndron ngërç i bisedimeve tregon që fsheh shumë të panjohura dhe mungesë transparence.

Sipas saj, sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë sic bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj.

Gjosha shprehet se Rama u mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës, por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër.

Postimi i plotë:

Dërgimi i cështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërci i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur! Pyetja ime për Kryeministrin është: Cfarë është diskutuar për cështjen e detit dhe ku ka caluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën!

Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë sic bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj. Nuk e di nëse është pozicioni i Ministrit të Jashtëm ky i sotmi, por që realisht tregon një mungesë koherence dhe vazhdimësie në politikën e jashtme.

U mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli i kuq në kravatën e Ramës, Kujtim Gjuzi: Mesa duket ka ende lidhje me Beogradin, ylli për 44 vite na ka marrë frymën
Kryemadhi fushatë në rrugët e Tiranës: LSI e hapur për çdo të ri profesionist që do t’i shërbejë Shqipërisë me energji »
Article Logic
Execution time: 0.010323047637939
array(1) { ["section"]=> string(147) "detin-e-zgjidhin-nderkombetaret-reagon-ish-ministrja-e-integrimit-kjo-ceshtje-fsheh-shume-te-panjohura-rama-uli-veten-perballe-vendit-tjeter-224480" }