Detyrimet qindra-milionë euro nga vendimet e arbitrazhit, ministrja Denaj: Do të shlyhen nga buxheti i shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:58 02-12-2020 Detyrimet qindra-milionë euro nga vendimet e arbitrazhit, ministrja Denaj: Do të shlyhen nga buxheti i shtetit Anila Denaj

Ministrja e Financave Anila Denaj, duke folur për çështjet e Shqipërisë në arbitrazh, për gjyqet e humbura me Beçhett-in, Kurum-in e të tjera, tha se këto nuk janë gjoba, por detyrime që dyhen shlyer.

Denaj u shpreh në “open” se çështjet janë ende në apel, por nëse merret vendimi përfundimtar atëherë do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Denaj: Ne jemi në kushtet që...këtu do të ishte avokati i shtetit, ne jemi në kushtet kur gjykata ndërkombëtare është shprehur, gjithë gjykatat nuk kanë dhënë ende vendimin final. Në momentin që të gjitha gjykatat do të vendosin, kur të vendoset që do të paguhen, atëherë do të paguhen. Gjoba nuk është fjala e duhur, ato janë detyrime. Buxheti i shtetit i paguan. Ne tani jemi në proces apelimi. Për sa kohë ky proces është i apeluar nga avokati i shtetit, nuk mund të gjykohet. Nëse do të miratohet atëherë do të shlyhet.

Lazimi: Në momentin që e jep arbitrazhi atëherë do paguhet se s’bën. Është vetëm çështje kohe.

Guxholli: E kujt është përgjegjësia?

Denaj: Përgjegjësia duhet parë në kontekstin e çdo rasti të veçantë. Çdo prishje kontrate ka një arsye.

Civici: Avokatura e shtetit të ndihmon në një proces gjyqësor, nuk të ndihmon në vend. Kontratat duhen ndërtuar me specialistë, juristë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Janë dhjetëra PPP që duhen anuluar', eksperti i ekonomisë debat me ministren Denaj: Ç'do bëni me 100 mijë të papunë?!
»
Article Logic
Execution time: 0.011396884918213
array(1) { ["section"]=> string(141) "detyrimet-qindra-milione-euro-nga-vendimet-e-arbitrazhit-ministrja-denaj-s-jane-gjoba-por-detyrime-do-te-shlyhen-nga-buxheti-i-shtetit-229971" }