Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Sipas policisë, dje pranë ambienteve të policisë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se Mariglen Çunaj, ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të ushtronte veprën penale të prostitucionit kundër vullnetit të saj.
Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim dhe sot u bë e mundur kapja e tij në një rrugicë të lagjes “Pavarësia” në Vlorë.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas nuk ishte i panjohur për strukturat e drejtësisë, pasi është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.