Deutsche Telekom zbret portierin Neuer në Barcelonë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 01-03-2018 Deutsche Telekom zbret portierin Neuer në Barcelonë

Demostrimi i parë live i lidhjes me internet nga një avion: Portieri i kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer lidhet drejtpërdrejtë nga një avion me konferencën për shtyp të Deutsche Telekom, në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare në Barcelonë.

Kjo është një prej shumë arritjeve të rëndësishme të prezantuara nga Klaudia Nemat gjatë panairit.

Drejtori i Deutsche Telekom Tim Höttges dhe portieri i Bayernit të Mynihut, Manual Neuner realizuan një lidhje të drejtpërdrejtë përmes Facetime. Realizimi i këtij komunikimi shënoi herën e parë të lidhjes përmes intrenetit LTE, mes reve dhe tokës. Neuer fluturonte mbi Franconia ndërsa Höttges ndodhej në panairin e Barcelonës, në stendën e Deutsche Telekom, i rrethuar nga gazetarë dhe vizitorë të panairit. Demostrimi live ishte provë e performancës dhe aftësive të rrjetit të ri të Deutsche Telekom, i cili është dizenjuar posaçërisht për t’u përdorur gjatë udhëtimit me avion. Rreth 300 antena LTE të vendosura në të gjithë Europën janë integruar duke përdorur teknologjitë e partnerëve të tjerë për të krijuar European Aviation Network (EAN), i cili ofron lidhje të shpejtë interneti në brez të gjerë për pasagjerët dhe linjat ajrore. Në fillim të shkurtit Deutsche Telekom lajmëroi se antenat LTE ishin testuar dhe ishin gati për të nisur punën.

Në konferencën për shtyp Claudia Nemat, Anëtare e Bordit Drejtues për Teknologjinë dhe novacionin në Deutsche Telekom prezantoi atë çfarë Deutsche Telekom kishte sjellë për këtë vit në panairin më të madh në botë të komunikimeve celulare. Dhe tre aspekte janë veçanërisht të rëndësishme për të:

1.   Ne nuk flasim thjesht për tendencat e dixhitalizimit – ne i bëjmë ato realitet

Shembulli i dronit të lidhur në rrjet: Deutsche Telekom po i bën ata të dukshëm në ekranët e radarëve të kontrollorëve të trafikut ajror, si dhe po thjeshton fluturimet e sigurta të dronëve përtej rrezes së shikimit të operatorëve të tyre. Deri më tani një dron nuk mund të identifikohej, por një “kartë SIM fluturuese” është mëse e mundur që të shikohet. Kjo gjë mundëson shmangien e përplasjeve të rrezikshme në hapësirën ajrore. Një tjetër shembull: Blockchain. Deutsche Telekom përdor zinxhirin e sigurt të të dhënave si bazë për një “Kartë Qyteti” me qëllim lehtësimin e jetës së përditshme në qytete. Nëpërmjet përdorimit të saj, qytetarët do të mund të paguajnë për shërbime si marrja e biçikletave me qira dhe parkimi. Blockchain nuk shërben vetëm për shërbime të specializuara financiare, ai është gjithashtu i vlefshëm për t’u aplikuar në jetën e përditshme. Me pak fjalë: për Deutsche Telekom, inovacioni nuk do të thotë të jesh pjesë e një tendence, por ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhje për problemin e një klienti.

2.   Ne jemi lider në teknologji me një infrastrukturë fantastike rrjeti

"Dixhitalizimi ka nevojë për infrastrukturë. Ne po ndërtojmë rrjete me një cilësi të shkëlqyer në të gjithë Europën – si në rrjetin fiks dhe në atë celular – dhe po punojmë tashmë sot me teknologjinë e së nesërmes”, shprehet Klaudia Nemat.

Deutsche Telekom e krijon infrastrukturën më mirë se kushdo tjetër dhe vendos standardet. Claudia Nemat theksoi rolin lider që gëzon Deutsche Telekom si në zgjerimin e rrjetit të fibrave optike edhe në NB-IoT (Internet i gjërave në brez të gjerë) në Europë dhe SHBA. Dhe: Deutsche Telekom po nxit progresin e standardit 5G të komunikimit, i cili ofron kapacitete 1000 herë më të larta, 10 herë më të shpejta dhe një kohë reagimi të rrjetit dhjetë fish më të shpejtë. Kompania prezantoi një premierë botërore duke treguar ndërveprimin pa probleme me rrjetin 5G: përkatësisht mes një stacioni bazë të Huawei, një platforme nga Intel, dhe një mjedisi testues rrjeti nga Deutsche Telekom. Gjithçka kryhet në përputhje të plotë me standardin e ri 5G. Klientët duhet të kenë mundësinë e një komunikimi të besueshëm kudo që ndodhen. Ky është një hap i rëndësishëm në shtegun drejt maturimit të tregut 5G. Dhe në zonën Johannstadt në Dresden, ka nisur tashmë puna për përdorimin e rrjetit 5G për qëllime të manaxhimit të energjisë. Atje, energjia që prodhohet në mënyrë të decentralizuara në familje manaxhohet në mënyrë inteligjente me rrjetin 5G. “Ne sigurohemi që aplikimet e rrjetit 5G do të bëhen realitet”, shprehet Claudia Nemat. Dhe po aq emocionuese: teknogji të reja wireless që mundësojnë shpejtësi në gigabit (“fibrat virtuale”). Në të ardhmen, interneti broadband me shpejtësi të lartë do të mund të mbërrijë në shtëpi nga rruga, pa qenë e nevojshme shtrirja e një kabëlli.

3.   Ne ofrojmë një teknologji të jashtëzakonshme për eksperiencën më të mirë të klientit

Një rrjet i shpejtë, i qëndrueshëm dhe i sigurt është baza për aplikimet e të ardhmes si inteligjenca artificiale. Ose syzet inteligjente, për të cilat Deutsche Telekom po punon bashkarisht me Zeiss, pra kompania më e mirë në fushën e optikës me rrjetin më të mirë. "Teknologjia e së nesërmes bëhet më intuitive, syzet inteligjente shndërrohen në manualet e shekullit të 21-të, dhe kontrolli i zërit bëhet për botën e konsumatorit dixhital ajo çka mausi ishte për botën e kompjuterave”, shprehet Claudia Nemat. “Ja përse ne punojmë me partnerë për të zhvilluar zgjidhje praktike për klientët”. Siç është për shembull Altoporlanti Inteligjent për shtëpinë, për të cilin Deutsche Telekom bashkëpunoi me kompaninën e madhe franceze të telekomunikacionit, Orange. Në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, kompania tregon se ajo krijon aplikacione reale duke u nisur nga tendencat teknologjike. Claudia Nemat: “Ne jemi lider në teknologji – tani, nesër dhe në të ardhmen.”

20170227mwc-telekom-20172.jpg

DataCockpit.png

DW9x8gQX0AApEUP.JPG

 n32704_g.jpgNemeat.pngNowNewsNext.png

PK.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau GRUAN dhe e mbajti fshehur për 1 vit, 75-vjeçari i habitur: Avokatja?!!
Lezhë: Bllokohet nga dëbora, i sëmuri transportohet në spital me helikopter »
Article Logic
Execution time: 0.014458894729614
array(1) { ["section"]=> string(58) "deutsche-telekom-zbret-portierin-neuer-ne-barcelone-111894" }