Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Baraj i ka bërë thirrjë Ministrisë së Punëvë të Jashtme që të reagojë lidhur me devijimin e lumit Vjosa nga shteti grek. Baraj ka thënë se devijimi i lumit Vjosa do të sjellë pasoja katrastrofale në ekosistem.
Sipas specialistëve devijimi i këtij lumi shkatërron vaditjen në fushat e Fierit dhe Lushnjes.
Pala greke pretendon me anë të avokatit të saj se Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare është njoftuar në Korrik të 2013-ët, gjë që kundërshtohet nga paditësit shqiptarë, por avokati i shtetit grek nuk ka publikuar asnjë shkresë në gjyq që të vërtetojë se është njoftuar MPJ.
Paditësit kërkojnë anulimin e devijimit të lumit Vjosa duke pretenduar se nuk është njoftuar pala shqiptare. Sipas Baraj, nëse devijimi do të realizohet, kemi të bëjmë me shkelje të ligjeve ndërkombëtare.