Dezertoi nga Koreja e Veriut, doktorët zbulojnë diçka të frikshme në trupin e ushtarit

Publikuar tek: bota, më 19:34 26-12-2017 Dezertoi nga Koreja e Veriut, doktorët zbulojnë diçka të frikshme në trupin e ushtarit

Ushtari që dezertoi nga Koreja e Veriut rreth një muaj më parë është zbuluar të ketë antitrupa antraksi në gjakun e tij, raportojnë mediat në Korenë e Jugut.

Ushtari i paidentifikuar besohet të jetë ekspozuar ose vaksinuar ndaj antraksit, përpara se të dezertonte në Korenë e Jugut.

Në trupin e tij u gjetën edhe një shumëllojshmëri parazitësh gjatë kurimit në një spital të Koresë së Jugut, çka hedh dritë mbi jetën e vështirë dhe të mizorshme që ka kaluar ai dhe koreanoveriorët e tjerë.

Por zbulimi i antraskit ngre shqetësimin e madh se Koreja e Veriut mund të jetë duke testuar armë biologjike, të cilat më pas mund të përdoren si mbushje për raketat e saj ndërkontinentale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00888991355896
array(1) { ["section"]=> string(92) "dezertoi-nga-koreja-e-veriut-doktoret-zbulojne-dicka-te-frikshme-ne-trupin-e-ushtarit-104455" }