Dha dëshmi të rreme pas zgjedhjeve presidenciale 2016, Trump fal ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare

Publikuar tek: bota, më 23:55 25-11-2020 Dha dëshmi të rreme pas zgjedhjeve presidenciale 2016, Trump fal ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Michael Flynn dhe Donald Trump

Ashtu siç pritej, Donald Trump ka falur këshilltarin e parë të sigurisë kombëtare, Michael Flynn. 

Presidenti i SHBA-së, Trump e ka falur këshilltarin që më parë u shpall fajtor se kishte gënjyer hetuesit rreth kontakteve të tij me operativët rusë gjatë dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.

“Është nderi im i madh të njoftoj se e kam falur plotësisht Gjeneralin. Uroj Gjeneralin Flynn dhe familjen e tij të mrekullueshme. E di se tani do të keni një ‘Falënderim’ vërtet fantastik!”,-ka shkruar republikani në llogarinë personale në ‘Twitter’.

Kjo falje është vetëm një prej shumë faljeve që 74-vjeçari po planifikon të bëjë para se të largohet nga presidenca e SHBA-së.  Kujtojmë se 61-vjeçari kishte gënjyer FBI-në tre vite më parë rreth kontakteve me Sergei Kislyakin, ambasadorin e atëhershëm rus në Shtetet e Bashkuara.

Trump e pushoi nga detyra Flynnin vetëm 22 ditë pasi erdhi në pushtet. Sidoqoftë, ai gjithmonë ka pohuar se hetimi ishte një “gjueti shtrigash” politike dhe se Flynn, një ish gjeneral dhe shef i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ishte një “njeri i mirë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pandemia gjatë festave të fundvitit: Si do të festohet Krishtlindja dhe Viti i Ri në shtetet europiane
Gjykata e Lartë në SHBA mbështet grupet fetare, rrëzon vendimin e kryebashkiakut të Nju Jorkut për ndalimin e grumbullimeve »
Article Logic
Execution time: 0.010865926742554
array(1) { ["section"]=> string(108) "dha-deshmi-te-rreme-pas-zgjedhjeve-presidenciale-2016-trump-fal-ish-keshilltarin-e-sigurise-kombetare-229137" }