Dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, komandohet drejtori i ri i transporteve (EMRI)

Publikuar tek: barometri, më 09:02 03-11-2018 Dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, komandohet drejtori i ri i transporteve (EMRI)

Është komanduar drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në krye të DPSHTRR është komanduar Azbi Arapi, i cili aktualisht mban postin e  Zëvendës Drejtorit të Përgjithshem Ekonomik.

Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një njoftim për shtyp ku thotë se komandimi u bë për të mos kolapsuar punën institucionale në DPSHTRR.

Arapi plotëson vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Arben Isaraj, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij me disa doza droge dhe armë zjarri.

"Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR-ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta", thuhet në njoftim.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03457498550415
array(1) { ["section"]=> string(92) "dha-doreheqjen-pas-arrestimit-te-vellait-komandohet-drejtori-i-ri-i-transporteve-emri-140070" }