Dha dorëheqjen, Trump: Ndiej keqardhje për Theresa May

Publikuar tek: bota, më 22:49 24-05-2019 Dha dorëheqjen, Trump: Ndiej keqardhje për Theresa May

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar në lidhje me njoftimin e kryeministres britanike, Theresa May  për dorëheqjen e saj.

‘Ndjej keqardhje për Theresa. E vlerësoja shumë. Ajo ka punuar fuqishëm, ajo është shumë e fortë’, deklaroi Trump para Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej drejt Japonisë.

Theresa May njoftoi dorëheqjen nga funksionet e shefit të Partisë Konservatore, për pasojë edhe nga kryeministre, më 7 qershor, duke shprehur një keqardhje të thellë që nuk ishte në gjendje të aplikonte Brexit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.43538379669189
array(1) { ["section"]=> string(59) "dha-doreheqjen-trump-ndiej-keqardhje-per-theresa-may-165602" }