Dhanë ndihmë për çështjen e METËS, 'Venecia' nuk kursen ndihmën e saj: Pranojmë të japim përgjigje për GJK-në (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:15 21-11-2019 Dhanë ndihmë për çështjen e METËS, 'Venecia' nuk kursen ndihmën e saj: Pranojmë të japim përgjigje për GJK-në (DEKLARATA) Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias në Tiranë para disa muajsh

Komisioni i Venecias mirëpriti kërkesën e mundshme të qeverisë shqiptarë për të dhënë opinion për krizën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, kërkesë së cilës i parapriu Ambasada Amerikane.

Për ''News 24'', KV-ja u shpreh e gatshme për të dhënë qëndrimin e saj sugjerues për variantin e zgjidhjes së ngërçit politiko-kushtetues që ka zënë sistemin politik të vendit.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Komisioni i Venecias konstatoi se presidenti Meta kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese me çdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, por vendimin final të shkarkimit apo të lënies në detyrë të presidentit, Venecia ia faturoi Gjykatës Kushtetuese.

''Përgjigja është 'po'. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, bën me dije Komisioni i Venecias.

Ditën e sotme, Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra e prokurorit anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, i cili ishte dekretuar më parë nga presidenti Meta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077760219573975
array(1) { ["section"]=> string(122) "dhane-ndihme-per-ceshtjen-e-metes-venecia-nuk-kursen-ndihmen-e-saj-pranojme-te-japim-pergjigje-per-gjk-ne-deklarata-186705" }