Keni menduar që shtupat e hundës ishin të këqija?! Kina fillon të përdorë shtupat anale për testimin ndaj Covid-19, procedura zgjat 10 sekonda

Publikuar tek: bota, më 13:21 27-01-2021 Keni menduar që shtupat e hundës ishin të këqija?! Kina fillon të përdorë shtupat anale për testimin ndaj Covid-19, procedura zgjat 10 sekonda

Pekini po përdor shtupat anale për të testuar banorët e tij për koronavirusin, një metodë që ekspertët thonë se është më e saktë dhe rrit shanset për zbulimin e virusit.

Për të mbledhur mostrat e acidit nukleik, shtupa duhet të futet rreth dy deri në tre centimetra (0,8 deri 1,2 inç) dhe të rrotullohet disa herë. E gjithë procedura thuhet se do të zgjasë rreth 10 sekonda. Një video e shpërndarë gjerësisht në internet tregon një mjek që mban një demonstrim vizual të procedurës.

Që nga 17 janari, më shumë se tre milion banorë në tre rrethe të Pekinit kanë marrë testimin e koronavirusit në një përpjekje për të ndaluar përhapjen.

Më shumë se 1.000 persona iu nënshtruan një shumëllojshmërie të testeve të acidit nukleik duke përfshirë shtupat anale.

Shtupat anale janë përdorur në Kinë për të testuar koronavirusin që nga viti i kaluar, por metoda përdoret kryesisht në grupet kryesore në qendrat e karantinës, shkruajnë mediat e huaja.

Duke folur për transmetuesin shtetëror CCTV, Li Tongzeng nga Spitali You'an i Pekinit tha se gjurmët e koronavirusit qëndrojnë më gjatë në anus ose jashtëqitje sesa ato mostra të marra nga fyti dhe shtupat e hundës.

"Ne zbuluam se disa pacientë asimptomatikë kanë tendencë të shërohen shpejt. Është e mundur që të mos ketë asnjë gjurmë të virusit në fytin e tyre pas tre deri në pesë ditë",- vuri në dukje Li.

Por virusi zgjat më shumë nga mostrat e marra nga aparati tretës dhe jashtëqitja e pacientit, krahasuar me ato të marra nga trakti respirator.

"Nëse kryejmë shtupa anale për testimin e acidit nukleik, kjo do të rriste shkallët e zbulimit të pacientëve dhe do të ulte mundësinë e një diagnoze të humbur",- pohoi eksperti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prenë flokët në stacionin e policisë, 31 oficerë marrin gjobë të majme
Nusreti sërish në telashe, nisin hetimet për videon që ka publikuar në rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.013568162918091
array(1) { ["section"]=> string(123) "dhe-keni-menduar-qe-shtupat-e-hundes-ishin-te-keqija-kina-fillon-te-perdore-shtupat-anale-per-testimin-ndaj-covid-19-236592" }