“Dhe po ra qeveria, punët do i bëni ju”, Kurti sulmon Thaçin dhe Grenell: E lë fare politikën, jo veç këtë karrige

Publikuar tek: rajon, më 23:48 25-03-2020 “Dhe po ra qeveria, punët do i bëni ju”, Kurti sulmon Thaçin dhe Grenell: E lë fare politikën, jo veç këtë karrige Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur sot fjalën në Kuvend, pak çaste nga votimi i mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Kurti ironizoi nismën e partnerëve të koalicionit, LDK-në, se kërkojnë shkarkimin e tij, edhe pse janë të vetëdijshëm që nëse qeveria bie, Kutri përsëri do të ketë përgjegjësin për të bërë detyrat.

Më tej Kurti tha se mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit ka marrëveshje sekrete. Ai tha se nuk e disponon këtë marrëveshje, për faktin se është sekrete.

Kurti e shpjegoi edhe përplasjen për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi, çka çoi në shkarimin e ministrit të LDK-së dhe krisjen e koalicionit.

Për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, Kurti tha se do të kryhet vetëm përmes referendumit, në të kundërt ai largohet nga politika.

Pjesë nga fjala e Albin Kurtit:

Unë po ua them hapur bindjen time nga ky bashkëpunim i deritanishëm, vendimarrjen për Kosovën e kanë ata që shkuan e takuan Grenell. Edhe unë e takoj Grenell por nuk do të thotë të shtrihesh te Grenell.

Ata që e kanë takuar Grenell kanë marrë një fuqi që është reflektuar edhe në qeverinë time. Ktë problem që e kam pas në këto 50 ditë e kam edhe sot. Më vjen keq që nuk mund ta bëjmë dialogun. Deputeti Tasholli e tha interesant, edhe kur bie qeveria kryeministri në detyrë është. Pra ti Albin bëji detyrat me Covid e me të gjitha por ne po të rrëzojmë njëherë, por ti bëji detyrat.

Pra ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrat, por jo më me atë fuqi apo legjitimitet që kishim. Pra nuk është se do t’i kryejë punët dikusht tjetër, jo, punët i kryeni ju, tha deputeti.

Marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç unë nuk e kam, se është sekrete. Ama ka marrëveshje sekrete dhe nëse unë do ta kem, do t’ua bie.

Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë në një tavolinë ku është e gatshme dhe nëse t’i nuk pajtohesh, duhet të dalësh në mënyrë demostrative, dhe kështu dëmtohen marrëdhëniet me SHBA.

Vuçiç thotë, pa më kallëzu mua ti presidenti i Kosovës që je bosi, nuk bëhet gjë. Ky është knteksti i thjeshtë.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është ide e Mustafës. Mua një ditë më parë tij më ka thirr presidenti për këtë dhe i kam thënë jam kundër. Të nesërmen u thirr mbledhja e këshillit të sigurisë dhe të gjithë e kishin diskutuar dhe i kishin thënë po.

Me ambasadorin Grenell kam me metra mesazhe. Ai vetëm thotë hiqe taksën e pikë. Unë duhet të mbroj interesat e Kosovës, nëse duhet të hiqet taksa 100% duhet bërë ose me referendum ose me zgjedhje. Ndryshe unë e lë politikën krejt, jo vetëm karrigen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088720321655273
array(1) { ["section"]=> string(115) "dhe-po-ra-qeveria-punet-do-i-beni-ju-kurti-sulmon-thacin-dhe-grenell-e-le-fare-politiken-jo-vec-kete-karrige-200095" }