Dhe pse të varfër, shifrat tregojnë se Shqiptarët shpenzojnë më shumë për veshje sesa për të ngrënë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:48 25-08-2017 Dhe pse të varfër, shifrat tregojnë se Shqiptarët shpenzojnë më shumë për veshje sesa për të ngrënë

Ndonëse shqiptarët janë një nga popujt më të varfër të Europës, ku të ardhurat janë sa 30% e mesatares së Bashkimit Europian, ata nuk kursejnë për t’u dukur.

Të dhënat krahasuese të INSTAT dhe Eurostat, lidhur me peshën e shpenzimeve sipas qëllimit të konsumit, tregojnë se konsumatorët shqiptarë shpenzojnë 4.9% të totalit për veshje e këpucë, ndërsa edhe për europianët kjo peshë është pothuajse e njëjtë në 5% dhe për 19 shtetet e zonës euro është njësoj me Shqipërinë.

Të dhënat janë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2015 të INSTAT dhe anketës së familjeve të BE-së, të publikuara nga Eurostat, të matura të dyja sipas nomenklaturës  COICOP. (Classification of Individual Consumption According to Purpose – Klasifikimit të Konsumit Individual sipas Qëllimit).

Shqiptarëve u del që të shpenzojnë 4.9% të totalit për t’u veshur, një produkt relativisht luksi, ndonëse ata, për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave, kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, një produkt i domosdoshëm, me gati 49%, nga 12.3% që harxhojnë europianët për t’u ushqyer, shkruan Monitor.

Por, cilat janë vendet që harxhojnë më shumë për veshje, në raport me totalin e shpenzimeve? Nuk është asnjë surprizë që në vend të parë është Italia, me 6.3% të totalit. Në vendin që njihet për modën e lartë, italianët nuk kursehen. Të dytët janë portugezët, me 6.1% të totalit, të ndjekura nga Austria. Vendet baltike, si Lituania, Letonia i kushtojnë gjithashtu rëndësi veshjes.

Peshë më të ulët se Shqipëria kanë 14 shtete, ku më pak rëndësi dukjes i kushtojnë çekët, grekët, hungarezët, rumunët (shih grafikun).

shpenzime-per-veshje.png

 Shporta e shpenzimeve

Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (48.7%) për ushqime dhe pije joalkoolike, konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.3% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale.

Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje dhe ndonëse për veshjet nuk kursehen, për të tjerat e mbledhin rripin. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%. Edhe për restorante, europianët harxhojnë 8.2% të parave, nga 3.6% për shqiptarët (gjithsesi në Shqipëri, në vlerë absolute, të drekosh në një restorant është shumë më lirë se në vendet e tjera të Europës).

Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 2.1% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.1%. Jo se këta të fundit nuk preferojnë të arsimohen, por kanë më shumë alternativa me arsimin publik.

Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.6% në Shqipëri dhe 3.7% në vendet e BE-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033911943435669
array(1) { ["section"]=> string(104) "dhe-pse-te-varfer-shifrat-tregojne-se-shqiptaret-shpenzojne-me-shume-per-veshje-sesa-per-te-ngrene-90176" }