Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh ku dhëndri ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur vjehrrin dhe vjehrrën.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Edmond dhe Lindita Xhaferaj, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë, Edmond Xhaferaj është plagosur me 3 plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa bashkëshortja e tij, Lindita, është goditur nga 2 plumba.
Motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit 35-vjeçar me inicialet L.S.