Dhëndrri ndalon dasmën në mes, deklarata e papritur i përlot të gjithë: Zemra ime i përket dikujt tjetër

Publikuar tek: bota, më 18:03 27-09-2017 Dhëndrri ndalon dasmën në mes, deklarata e papritur i përlot të gjithë: Zemra ime i përket dikujt tjetër

Një çift ka vendosur të kurorëzojë dashurinë me martesë, por deklarata e dhëndrrit ka përlotur të gjithë dasmorët, e ftuar në ceremoni. Bëhet  fjalë për një çift nga Portugalia, Jefferson dhe Jessica, të cilët kanë bërë një ceremoni me të ftuar nga njerëzit e tyre më të afërt.

Teksa po bëheshin betimet, një moment i papritur ishte kur dhëndrri vendosi të ndalojë ceremoninë për të bërë një betim dhe deklaratë të veçantë. Jefferson, tha se kishte për të bërë një rrëfim pasi zemra e tij i përkiste dikujt tjetër.

Të gjithë u shokuan në fillim, por kur dhëndrri nxorri në shesh vajzën e gruas, të cilën  ajo  e ka nga martesa e parë, të gjithë shpërthyen në lot. Emocione të forta përjetoi dhe nusja teksa dëgjonte këto fjalë prekese në ditën më të bukur, nga bashkëshorti i ardhshëm. Jefferson u betua në mes dasmorëve duke thënë se 8-vjeçaren do ta dojë dhe do ta mbrojë deri në fund të jetës, dhe se ndihet krenar që është babi i një vajze si ajo.

dfgdfgdfgdfgdfgdf.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033517122268677
array(1) { ["section"]=> string(108) "dhendrri-ndalon-dasmen-ne-mes-deklarata-e-papritur-i-perlot-te-gjithe-zemra-ime-i-perket-dikujt-tjeter-93901" }