Dhënia e mandatit Valbona Sakos, Shehi: Mbrëmë i kanë marr gjykatësit në telefon nga kryeministria

Publikuar tek: aktualitet, më 21:08 19-07-2019 Dhënia e mandatit Valbona Sakos, Shehi: Mbrëmë i kanë marr gjykatësit në telefon nga kryeministria

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit, për dhënien e mandatit kryebashkiakes së re, Valbona Sako.

Shehi u shpreh se ky vendim tregon realitetin se ku ka degjeneruar shteti i Edi Ramës.

Sipas Shehit, mbrëmjen e djeshme gjykatësit janë marrë në telefon për të vendosur dhënien e mandatit.

‘Ky është rezultati i reformës së Edi Ramës, jo i reformës në Drejtësi, sepse kjo do të bëhet dhe urojmë që të bëhet një ditë e më parë. Këto institucione të kenë kohën e vet dhe të tregojnë se ç'po bëjnë.  Kjo tregon realitetin se ku ka degjeneruar shteti i Edi Ramës. Nuk është puna se ato gjykatës i kanë dhënë ato vendime se janë budallenj. Nuk ka ndonjë gjykatës budalla në Shqipëri.  Kanë marrë marr të nesërmen nën presionin e bandave të Edi Ramës. Dhe nuk është rastësi. Janë tamam ato të Durrësit. Ata nuk duan t'ja dinë jo për gjykatësit që thonë tani ju kap edhe vettingu, por për asnjë lloj institucioni sepse kanë lidhje direkt me kreun e qeverisë edhe me grupet e mëdha që kontrollojnë qeverinë shqiptare.  Kjo është drejtësia që kemi sot me këtë kryeministër. Të jeni të sigurt që mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon nga kryeministria, në mos ky vetë ndonjë nga këto yzmeqarët e këtij. Sigurisht edhe ndonjë grup kriminelësh që në Durrës janë me shumicë, për të marrë një vendim tjetër’, tha Shehi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13138890266418
array(1) { ["section"]=> string(103) "dhenia-e-mandatit-valbona-sakos-shehi-mbreme-i-kane-marr-gjykatesit-ne-telefon-nga-kryeministria-172722" }