Policia Kufitare ka zbuluar rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa në fshatin Dhërmi të Himarës.
Sasia e madhe e bimëve narkotike u gjet në brendësi të një pylli pranë fshatit. Policia ka kryer sekuestrimin e 2 mijë rrënjëve por nuk ka mundur të identifikojë kultivuesit e saj. Për identifikimin dhe kapjen e tyre kanë nisur hetimet.