Dhimbje e madhe mes artistësh, shuhet në moshën 59-vjeçare i madhi i skenës Xhevdet Ferri, një jetë kaluar mes personazhesh

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:11 17-01-2020 Dhimbje e madhe mes artistësh, shuhet në moshën 59-vjeçare i madhi i skenës Xhevdet Ferri, një jetë kaluar mes personazhesh

Tronditet bota e kinematografisë shqiptare, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Prej një jave aktori Xhevdet Ferri ishte shtruar në Spitalin Amerikan në kryeqytet pasi ishte diagnostikuar me kancer. Por edhe pse u trajtua intensivisht, sëmundja avancoi me shpejtësi pa i dhënë shumë kohë, raporton newsbomb.al.

Aktori me shumë role kryesore, tepër i dashur për publikun shqiptar lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si "Dhe vjen një ditë", "Vitet e pritjes", "Gjoleka djali i Abazit", etj. Rolin e tij të parë Xhevdet Ferri e ka luajtur kur ishte student. Një nga rolet më të spikatura është ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Artisti ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik. Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos etj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.0088939666748047
array(1) { ["section"]=> string(128) "dhimbje-e-madhe-mes-artistesh-shuhet-ne-moshen-59-vjecare-i-madhi-i-skenes-xhevdet-ferri-nje-jete-kaluar-mes-personazhesh-192314" }