Dhimitër Anagnosti, regjisori shqiptar i sa e sa filmave shumë të suksesshëm shqiptarë, ka festuar 80 vjetorin e lindjes. Regjisori i ‘’Përrallë nga e kaluara’’, një ndër filmat më të dashur për shqiptarët, ka festuar mes miqve e luleve ditën e tij të lindjes. Bashkëshortja, aktorja Roza Anagnosti ka qëndruar në krahë të regjisorit dhe mes miqve e kanë uruar Reshat Arbana, Pirro Milkani, Saimir Kumbaro, Marjana Kondi dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Miqtë kishin përgatitur një surprizë me tortën me “Sheshxhirim”, e pikërisht kjo është përzgjedhur për sot si 'Foto e Ditës'. Edhe redaksia e Newsbomb.al i uron jetë të gjatë regjisorit dhe sa më shumë shëndet!