Dhjetë ditë pa drita, banorët e fshatit Rragam në protestë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 18-02-2015 Dhjetë ditë pa drita, banorët e fshatit Rragam në protestë

Banorët e fshatit Rragam në Shkodër kanë dalë sot në protestë për të kërkuar nga OSHEE furnizimin me energji elektrike të shtëpive të tyre. Fshati I komunës së Gurit të Zi ka me dhjetra familje, të cilat kanë plot 10 ditë pa ujë dhe drita.

Burrat dhe djemtë e fshatit janë mbledhur në qendër të tij për të kërkuar me këmbëngulje kthimin e energjisë, sepse mungesa e saj ka izoluar gjithë jetën e banorëve.  Burrat e fshatit janë ankuar se nuk kanë  ndriçim në shtëpi dhe energji për pajisjet e jetës së përditshme, ndërkohë që të rinjtë ankohen edhe për mbylljen e aktivitetit në dy-tre kafenetë e fshatit, duke iu hequr mundësinë e shijimit të aktiviteteve të pakta të argëtimit.Po kështu shqetësuese mbetet gjendja në qendrën shëndetësore dhe shkollën e fshatit.

Protesta vjen sërish sot, ku para 6 ditësh të njëjtët banorë kanë protestuar për mungesën e energjisë. Nga ana e saj OSHEE-ja ka deklaruar se nuk ka ndërprerje kolektive të dritave, por vetëm të debitorëve, të cilët duhet të nënshkruajnë aktmarrëveshjet për pagesën e energjisë.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fier/ Arrestohet shtetasi për tentativë vrasjeje
Naço vizitë në Spanjë, takohet me Rafael Catalën »
Article Logic
Execution time: 0.011891841888428
array(1) { ["section"]=> string(62) "dhjete-dite-pa-drita-banoret-e-fshatit-rragam-ne-proteste-3710" }