Dhjetëra të vrarë në Sudan, forcat ushtarake hapin zjarr për të shpërndarë protestuesit

Publikuar tek: bota, më 21:36 03-06-2019 Dhjetëra të vrarë në Sudan, forcat ushtarake hapin zjarr për të shpërndarë protestuesit

Në Sudan, të paktën 13 vetë u vranë të hënën, kur forcat ushtarake hapën zjarr për të shpërndarë një protestë një javëshe në Khartoum.

Shpërthimet dhe zjarri i armëve të rënda u dëgjuan të hënën në mëngjes, ndërsa forcat sudaneze të sigurisë shkuan në vendin e protestës jashtë Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas burimeve spitalore, 13 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë gjatë përleshjes.

Një zëdhënës i këshillit ushtarak në pushtet në Sudan tha se bastisja kishte në shënjestër elementë kriminalë dhe mohoi se forcat e sigurisë kishin kryer shkatërrime. Ambasada amerikane në Khartoum shkroi në Twitter se sulmet ndaj protestuesve 'duhet të ndalen'.

Ambasada britanike e dënoi sulmin dhe e quajti atë një 'hap të egër që do të çojë në më shumë polarizim dhe dhunë'.

Protesta filloi disa javë më parë, pasi civilët dhe zyrtarët ushtarakë argumentuan mbi përbërjen e një qeverie kalimtare, pas përmbysjes së udhëheqësit Omar al-Bashir në prill, pas protestave masive kundër sundimit të tij 30-vjeçar. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012432098388672
array(1) { ["section"]=> string(93) "dhjetera-te-vrare-ne-sudan-forcat-ushtarake-hapin-zjarr-per-te-shperndare-protestuesit-166856" }