Dhjetra shqiptarë të bllokuar në doganat me Greqinë, lejohen vetëm të autorizuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 01-04-2020 Dhjetra shqiptarë të bllokuar në doganat me Greqinë, lejohen vetëm të autorizuarit Foto ilustruese

Mbi 30 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke mos u lejuar të kalojnë.

Policia e pikës kufitare të Kapshticës, ka lejuar vetëm personat që kanë një autorizim ose që kanë probleme shëndetësore.

Gjithashtu janë lejuar edhe studentët, ndërsa ende nuk ka një përgjigje për fatin e personave të tjerë që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri.

Ditët e fundit, shteti shqiptar ka riatdhesuar dhjetra persona të mbetur jashtë vendit, ndërsa në kuadër të luftës ndaj Covid-19, shumë të tjerë qëndrojnë të bllokuar jashtë Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089101791381836
array(1) { ["section"]=> string(88) "dhjetra-shqiptare-te-bllokuar-ne-doganat-me-greqine-lejohen-vetem-te-autorizuarit-200951" }