Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës kërkon pezullimin e taksave për biznesin

Publikuar tek: ekonomi, më 19:02 03-12-2019 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës kërkon pezullimin e taksave për biznesin Mbledhja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka kërkuar pezullimin e detyrimeve fiskale për një afat të caktuar për bizneset në këtë qytet.

Në mbledhjen e organizuar sot janë kërkuar edhe lehtësime fiskale si dhe evidentimi i dëmeve ekonomike që kanë pësuar bizneset pas tërmetit 6.4 ballë të 26 nëntorit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka kërkuar mundësi rikuperimi dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë  e mundur.

Një tjetër çështje që kanë diskutuar është ngritja e një grupi pune me ekspert të fushës juridike dhe ekonomike për përcaktimin e rrugëve sa më të përshtatshme për të lehtësuar e ndihmuar biznesin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Propozimet që do të ngrihen nga ky grup pune do ti përcillen Ministrisë së Financave.

Shumë biznese në Durrës kanë pësuar dëmtime, por edhe ato biznese që nuk kanë dëme në infrastukturë po vuajnë për shkak të situatës së rëndë pas tërmetit. Sakaq, qindra hotele dhe biznese të tjera janë ofruar në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074269771575928
array(1) { ["section"]=> string(89) "dhoma-e-tregtise-dhe-industrise-ne-durres-kerkon-pezullimin-e-taksave-per-biznesin-188286" }