Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi do i ketë zyrat në Tiranë, eksportet e fruta-perimeve shqiptare në tregun serb rriten me 73%-92%

Publikuar tek: ekonomi, më 22:56 22-08-2016 Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi do i ketë zyrat në Tiranë, eksportet e fruta-perimeve shqiptare në tregun serb rriten me 73%-92%

Në forumin e Nishit që do të organizohet në datat 13-14 tetor, do të merret vendimi për krjimin e Dhomës së Tregtisë midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do i ketë zyrat në Tiranë.

Mediat serbe shkruajnë se kjo Dhomë do të fillojë të funksionojë zyrtarisht pas datës 14 tetor, që është edhe dita e fundit të forumit, ku do marrin pjesë kryeministrat Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama.

Krijimi i kësaj Dhome është mirëpritur edhe nga Dhoma të tjera tregtie në Shqipëri dhe Serbi.

Ndërkohë INSTAT ka publikuar të dhënat e gjashtë mujorit të parë të këtij viti sa i përket eksporteve bujqësore nga Shqipëria për në vendet e rajonit. Produktet shqiptare që eksportohen drejt tregut serb kanë njohur një rritje të jashtëzakonshme.

Eksportet e perimeve me Serbinë u rritën me 73% në janar-qershor 2016, ndërsa të frutave kanë një rritje 92%, gati me dyfishim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Ndërsa sa i përket eksporteve të perimevedrejt Kosovës ato kanë një rënie me 3%, ndërsa frutat janë rritur me 3.2%.

Eksportet e fruta-perimeve drejt Serbisë arritën në fund gjysmës së parë të vitit mbi 1.1 miliardë lekë, ndërsa në Kosovë 826 milionë lekë.

RRITJA-E-EKSPORTIT-TE-PERIMEVE.png

RRITJA-E-EKSPORTIT-TE-FRUTAVE.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025742053985596
array(1) { ["section"]=> string(131) "dhoma-e-tregtise-shqiperi-serbi-do-i-kete-zyrat-ne-tirane-eksportet-e-fruta-perimeve-shqiptare-ne-tregun-serb-rriten-me-73-92-50550" }